Në një postim në rrjetet sociale, deputetja demokrate Jorida Tabaku foli për situatën me korrupsionin në vend duke analizuar se si një sistem i korruptuar ka gërryer shtresën e mesme.
Sipas Tabakut inceneratorët, drejtorët e 5D apo dhe koncesionet në shëndetësi na tregojnë se si paratë e korrupsionit punojnë për të pasuruar një klikë të vogël në kurriz të shumicës, teksa shton se tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisë!
Sipas demokrates, këto para korrupsioni janë ndër të tjera dhe paratë që marrin favore fiskale nga qeveria.
Tabakut thotë se ata janë përfituesit e titujve si investitorë special të ligjeve me porosi që shumica socialiste ka votuar në kuvendin e Shqipërisë.
Deklarata e plotë:
Çfarë tregon kompania 5D? kontrata e inceneratorëve? kontrata e koncesioneve në shëndetësi? Tregojnë, fytyrën e vërtetë të qeverisë! Tregojnë sistemin me të cilin punojnë si administrate e përgjithshme dhe ajo lokale.
Kompani të cilat marrin tendera publikë, që zotërohen nga zyrtarë publikë, të cilët nga ana tjetër marrin dhe favore fiskale. Pastrojnë paratë në ndërtim. Marrin statuse të investitorëve strategjikë dhe statuse speciale në turizëm. Edhe tregojnë këtë ssitem të instaluar që ka zënë rrënjë, atë të korrupsionit endemic. Tregojnë fytyrën e qeverisë, që ndoshta fshihet në propagandën e ditës. Mënyra se si funksionon sot shteti.
Dhe ne këtë duhet të ndryshojmë dhe këtë sistem duhet të rrëzojmë sot. Këtë sistem që po detyron të rinjtë të largohen, këtë sistem që ka ndryshuar dhe modelin ekonomik. E ka kthyer ekonominë në modelin e betonit dhe në modelin e korrupsionit. Ndërkohë që nga ana tjetër nuk mbështet asnjë sector strategjik.
Kjo fytyrë e Shqipërisë dhe kjo fytyrë e shoqërisë është sot dëmi më i madh që po gërryen shtresën e mesme, po gërryen të rinjtë e po gryen isntitucionet. Këtë duhet të ndryshojmë!