Deklarata e Blinken, Ambasadorja Kim: Korrupsioni dëmton sigurinë kombëtare

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka risporyar deklaratën e sekretarit të Shtetit Antony Blinken në lidhje me korrupsionin.

Kim ka shpërdarë një pjesë të deklaratës, ku thuhet se korrupsioni dëmton politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-ve, partnerëve dhe aleatëve tanë.

Ambasadorja shkruan se kjo është arsyeja pse SHBA është e përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion.

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SHBA-ve, partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm ” thuhet në citimin e Blinken./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 20:27