Në rast se asnjë nga rrobat e banjës që keni parë deri tani s’jua mbush mendjen, mos u nxitoni të arrini në konkluzione. Keni ende shanse të dukeni unike në plazh dhe të mos ngjani me askënd tjetër. Sa unike?! Sa Lady Gaga!
Ylli i pop-it, së fundmi ka postuar një foto në Instagram ku duket më seksi se kurrë. E veshur me bikini tie-dye në ngjyrë blu dhe të bardhë, Gaga na frymëzoi për blerje të reja!
Në trupin e këngëtares duken një mrekulli, por mos dyshoni që do të ndodhë e njëjta gjë dhe me ju! Ky model përveçse i rehatshëm është i veçantë, që do të thotë nuk rrezikoni të shihni tek çadra ngjitur dikë me modelin tuaj.