EMRI/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali

ITALI– Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 30-vjeçari me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në komunitetin e Gaetës pak pas orës 19:30 të ditës së djeshme. Në aksident janë përfshirë një makinë Smart dhe një Opel Corsa.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas medieve italiane, Dhurim Shini është i riu me origjinë shqiptare që humbi jetën.

Ai po drejtonte Smartin dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në makinën tjetër, Opel Corsa, ndodhej një grua 58-vjeçare e cila drejtonte mjetin dhe një pasagjer. Të dy janë transportuar në spital me plagë të rënda.

Policia po heton për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 18.03.2024 12:31