EURO 2020/ Jose Mourinho jep versionin e tij për fituesin e mundshëm të kompeticionit

Epoka “Mourinho” ende nuk ka nisur me kapacitet të plotë te Roma.

“Special One”, tepër i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, në një prononcim të fundit theksoi se u ndje menjëherë i lidhur me pronarët e skuadrws nga kryeqyteti italian.

 

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët e klubit. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Më pëlqeu mënyra se si u afrua Friedkin. Kemi kaq shumë për të bërë. Komunikimi i drejtpërdrejtë I bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj, më pëlqen t’i kem njerëzit përballë”.

 

Sigurisht që fjala e Mourinhos peshon shumë edhe kur pyetet për Europianin, për skuadrat e tij të preferuara.

“Anglia mund t’ia dalë, por Franca ka skuadrën më të mirë. Të tjerët janë të gjitha, aty”.

Më në fund portugezi jep konsideratën e tij mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të një ekipi kombëtar.

“Mund ta kisha drejtuar Anglinë kur u largova nga Chelsea, por e kuptova se ishte shumë herët për mua. Mund të kisha marrë drejtimin e Portugalinë kur isha te Reali i Madridit. Ishte një ofertë e çmendur për një punë me kohë të pjesshme. Është lloji i punës që mendoj se do ta shijoj më vonë”.


Shtuar 9.06.2021 11:54