Kanye West festoi ditëlindjen, urimi i Khloe për ish-kunatin habiti gjithë rrjetin (FOTO LAJM)

Kim Kardashian dhe Kanye West u ndanë pak muaj më parë duke i dhënë fund 8 viteve të tyre së bashku. Por për motrën e Kimit, Khloen, Kanye mbetet ende si një vëlla. Kanye feston sot ditëlindjen dhe Khloe habiti me postimin e saj. Ajo publikoi një foto të vjetër ku shfaqej krah Tristan Thompson dhe e motra, Kim krah ish-bashkëshortit.

“Gëzuar ditëlindjen vëllait tim. Kalofsh ditëlindjen më të mirë. Të dërgoj shumë dashuri dhe bekime pafund”-shkroi Khloe.

Një javë më parë, Kim tregoi në “Keeping up with Kardashian” arsyen e ndarjes. “Sinqerisht nuk mundesha më. Pyes veten pse kam ngecur prej vitesh në këtë vend? Ai shkon dhe zhvendoset në një shtet të ndryshëm çdo vit. Ndërsa unë përpiqem të jemi bashkë që të rrisim fëmijët. Ai është baba i mrekullueshëm”-u shpreh Kim.

Shtuar 9.06.2021 11:06