Ekzekutimi i Gentian Bejtjas/ Shoqërohet në polici Valter Bami

Vetëm pak orë pas ekzekutimit me armë zjarri të Gentjan Bejtjas, Valter Bamin është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e tij.

Valter Bami ndodhej në arrest shtëpie, që prej 18 Janarit të këtij viti

Ai u arrestua me 6 korrik 2023 për armëmbajtje pa leje dhe si i dyshuar për atentatin ndaj Bejtjas pasi sipas prokurorisë në dorën e majtë të tij, i ishte gjetur një grimcë baruti. Sa i takon armës, në gjykatë ai pretendoi se ishte armë sportive të cilën e kishte marrë me leje dhe se e mbante që prej datës 20 tetor 2020, duke mohuar të kishte lidhje me atentatin. Gjykata vendosi ndaj tij masën arrest në shtëpi, pasi përfundoi afati 6 mujor i hetimeve dhe nuk u provuan dot dyshimet për implikim në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.


Shtuar 15.03.2024 20:50