Berisha: Çështja Bejleri, një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij drejtuar mbështetësve të tij u shpreh se të gjitha këto vendime kanë një shkak, interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi!
Çështja Bejleri nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Është një çështje para së gjithash e të drejtave dhe lirive universale të qytetarëve të lirë të një vendi.

Nëse një njeri, një i zgjedhur arrestohet mbi bazën e një kurthi të poshtër, të ulët dhe mbahet 1 vit, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshtim me parimin universal të prezumimit të pafajësisë, nuk lejohet të takojë ata që e votuan, në kundërshtim me praktikat e mëparshme, kjo është dëshmi flagrante se këtu është vendosur një regjim që nuk njeh votë dhe as parim, nuk njeh votë as zgjedhje.

Dënoj me forcën më të madhe vendimin e gjykatëses me tre mbiemra, vegël e verbër e Edi Ramës.
Dënoj qëndrimin e Edi Ramës, që i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë, vetëm e vetëm për pushtetin e tij.

Vetëm e vetëm për ambiciet e tij mafioze.

Të dashur miq!
Pse kjo shkelje flagrante e Kushtetutës, e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Pse ky përkeqësim i madh i marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës. Interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës.


Shtuar 5.03.2024 19:29