Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kuvendi i Kosovës, mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij.
Përveç këndimit të himnit, për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, kënduan dy këngëtarë.
Ilir Shaqiri performoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi”, për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Pas këngëtarit Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza, ka kënduar në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës këngën “Mora fjalë”.