Rrahu për vdekje foshnjën e tij, 29-vjeçari dënohet me 15 vite burg

Ngjarja tronditëse  ku një baba në Britani,  vrau djalin e tij gjashtë muajsh, duke e tronditur për vdekje, do të kalojë pesëmbëdhjetë vite në burg .

David Holick, 29-vjeç, nga Walsall, Britani, shpërtheu në lot kur togat e zeza e njoftuan me vendimin.

29-vjeçari sulmoi për vdekje djalin e tij të vogël, i cili ndodhej në banesën e gjyshërve së bashku me të atin.

Nga sulmi, foshnja fatkeqe pësoi lëndime të rënda dhe kur u dërgua në spital dhe nuk po merrte më frymë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 9 shkurtit të vitit 2020 dhe fëmija ndërroi jetë tre ditë më vonë.

Holick i shkaktoi fëmijës së tij dëmtime në tru, kur ai e goditi në kokë të paktën dy herë.

“Lëndimet u shkaktuan nga një sulm shumë i rëndë dhe fëmija ishte klinikisht i vdekur, ai nuk kishte asnjë shans për t’u shëruar. Ju keni qenë përgjegjës për shkaktimin e këtyre lëndimeve. Kajro ishte nën kujdesin tuaj në atë kohë. Ju ishit i vetmi që e dinit se çfarë ndodhi atë natë dhe se si Kajro mori plagët e tij fatale. Ju thatë në gjyq se u penguat dhe ratë duke mbajtur fëmijën. Juristët e hodhën poshtë këtë pretendim dhe janë të bindur se lëndimet nuk janë shkaktuar nga aksidenti. Ajo që i bëre ishte një tradhti e plotë e detyrës si prind. Është e qartë nga videot që pamë në gjyq se sa fëmijë i mrekullueshëm ishte. Është e vështirë të mendosh që një prind të sulmojë dhe të vrasë fëmijën e vet”, i tha prokurori të pandehurit.

 

Kajro ishte fëmija i dytë i Holick dhe Adina Johnson, të cilët u takuan kur ishin adoleshente.

 

Çifti pas lindjes së Kajros, u nda dhe fëmija jetoi me të atin tek gjyshërit e tij. Fëmija i madh jetonte me nënën e tij.

 


Shtuar 5.03.2024 13:14