Ngjarja në Lushnjë! Dy viktimat, babë e bir, sot kishin nisur punën!

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në një kapanon në ndërtim në Lushnjë tronditi opinionin publik.

Babë e bir humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u plagosën pasditen e sotme pasi vinçi me të cilin po punonin ra në kontakt me linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar menjëherë një shpërthim të fuqishëm dhe flakë të mëdha.

Shpërthim ndodhi rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim në qytetin e Lushnjes në pronësi të deputetit PS, Bujar Çela.

Ishte ora 15:30 kur babë e bir Roland dhe Lidio Hoxha ndodheshin në vinç dhe aksidentalisht prekën telat e tensionit të lartë, lëvizje e cila i mori jetën.

Dyshohet se një një bombul oksigjeni ka nxitur shpërthimin e fuqishëm që la pas edhe disa të plagosur, mes tyre edhe deputetin socialist Bujar Çela.

Deputeti Çela iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Lushnjës dhe më pas në spitalin e Traumës në Tiranë i është nënshtruar një tjetër operacioni. Tek Trauma ndodhet edhe një tjetër punonjës. Në vendngjarje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Shpërthimi u ndje në të gjithë qytetin.

Vlen të përmendet se sot ishte dita e parë e punës për të dy viktimat, por ata nuk e dinin që kjo do të ishte edhe dita e fundit!


Shtuar 1.03.2024 21:25