Thatësira më e keqe në histori, prek 200 qytete në Spanjë

Katalonja, një rajon në verilindje të Spanjës, po përballet me një nga periudhat më të rënda të thatësirës në historinë e saj, duke rrezikuar burimet e ujit dhe duke kërkuar masa të menjëhershme për të menaxhuar situatën. David Mascort, shefi mjedisor i qeverisë rajonale të Katalonjës, ka bërë thirrje për një ndërhyrje minimale të natyrës për të shmangur kufizime të mëtejshme në përdorimin e ujit. Sipas tij, një sasi e vogël shiu do të ishte e mjaftueshme për të mbajtur rajonin larg fazës së dytë të masave emergjente, të cilat mund të përfshijnë kufizime më të ashpra në përdorimin e ujit për qytetarët dhe industritë.

Sipas një faze të parë të kufizimeve, banorët duhet të ulin përdorimin e ujit me 5% dhe fermerët deri në 80%. Mascort ngriti mundësinë e lehtësimit të disa prej tyre, si heqja e ndalimit për mbushjen e pishinave në rastin e objekteve komunale. Reshjet e shiut do të shmangnin një valë të dytë masash nën një gjendje të jashtëzakonshme duke prekur tashmë gjashtë milionë njerëz në 200 qyteza dhe qytete, duke përfshirë qytetin e dytë më të madh të Spanjës, Barcelonën.

Edhe të njëjtat nivele të ulëta të shiut si maji dhe qershori i vitit të kaluar, që llogariten në mes 150 litra deri në 200 litra për metër katror shi për një periudhë prej një deri në dy javë, do të lejonin Kataloninë të heqë gjendjen e jashtëzakonshme, tha Mascort.

Disa pjesë të gadishullit Iberik janë në gjendjen e tyre më të thatë në 1200 vjet, tregoi një studim i vitit 2022, duke i detyruar zyrtarët të konsiderojnë sjelljen e ujit me anije në Barcelonë, si në vitin 2008, për shërbimet thelbësore si spitalet.

Pa shi të mjaftueshëm, Barcelonës do t’i duhet jo vetëm të sjellë ujë nga një fabrikë shkripëzimi pranë Valencias, por potencialisht edhe më shumë ujë nga Tarragona fqinje si dhe qyteti francez i Marsejës, tha Mascort. Mascort tha se përdorimi i ujit ka rënë 16% nga viti në vit në disa zona dhe konsumi i përgjithshëm është më i ulët se në rajonet e afërta. “Njerëzit po bëjnë një përpjekje të madhe … dhe kjo është arsyeja pse ne kemi qenë në gjendje t’i mbijetojmë 40 muajve të thatësirës.”


Shtuar 1.03.2024 21:37