Si e ngriti 55-vjeçari perandorinë e kokainës me kompaninë e rrobave të përdorura

Policia italiane ka finalizuar operacionin “Kazanët e verdhë”, duke vendosur në pranga 8 persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në zonën e Gallarates.

Hetimet për grupin nisën që në shkurt të vitit të kaluar dhe u finalizuan sot me prangosjet dhe sekuestrimin e 24 kilogramëve kokainë.

“Kokat e grupit” janë identifikuar me inicialet e tyre si: M.A. 55 vjeç, i dënuar edhe më parë për drogë, i cili aktualisht kamuflohej duke shitur rroba të përdorura; dhe G.B., 34 vjeç, po ashtu i dënuar edhe më parë për drogë.

Të dy janë banorë të Gallarate dhe jetojnë një jetë normale si prindër të përkatësisht nga dy fëmijëve. Me ta për shpërndarjen e drogës bashkëpunonte: M.B., 35 vjeç; A.Z., 52 vjeç; dhe P.A., 26 vjeç.

Policia italiane ka finalizuar operacionin “Kazanët e verdhë”, duke vendosur në pranga 8 persona, të gjithë me origjinë shqiptare. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një rrjeti që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në zonën e Gallarates.

Hetimet për grupin nisën që në shkurt të vitit të kaluar dhe u finalizuan sot me prangosjet dhe sekuestrimin e 24 kilogramëve kokainë.

“Kokat e grupit” janë identifikuar me inicialet e tyre si: M.A. 55 vjeç, i dënuar edhe më parë për drogë, i cili aktualisht kamuflohej duke shitur rroba të përdorura; dhe G.B., 34 vjeç, po ashtu i dënuar edhe më parë për drogë. Të dy janë banorë të Gallarate dhe jetojnë një jetë normale si prindër të përkatësisht nga dy fëmijëve. Me ta për shpërndarjen e drogës bashkëpunonte: M.B., 35 vjeç; A.Z., 52 vjeç; dhe P.A., 26 vjeç.

 


Shtuar 18.03.2021 21:02