Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku shtatë persona janë gjetur të vrarë me armë zjarri, mes të cilëve një i mitur dhe dy gra, në një automjet në Meksikën Lindore.
Mediat e huaja, shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një zonë që njihet për konflikte të vazhdueshme mes b*ndave rivale.
Theksohet se pa jetë janë gjetur pesë burra dhe dy gra, në një rrugë në qytetin Aculzingo në shtetin e Veracruz.
Ndërkohë, në zonë janë mobilizuar forca të ushtrisë dhe policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pak ditë më parë, u gjetën dy automjete dhe disa persona që ishin goditur me thikë.
Në urën ku ishin braktisur makinat, autorët kishin lënë një mesazh kërcënues drejtuar një bande rivale.