Ditën e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin lindor Nanjing të Kinës, një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët, 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën.
Zjarri ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes (me orën lokale) dhe për shuarjen e tij, janë mobilizuar forca të shumta të zjarrfikësve me 25 automjete.
Të lidhura
None found
Në imazhet që shihen në rrjetet sociale kineze, shfaqet një ndërtesë shumëkatëshe e përfshirë nga flakët dhe tymi i dendur që ngrihet në qiell.
Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur dyrrota elektrike.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.
Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën nga zjarri në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore.





