Dy aeroplanë të telekomanduar fluturojnë mbi fushën e lojës, ndërpritet ndeshja në Bundesligë

Është ndërprerë për shtatë minuta ndeshja mes Freiburgut dhe Einchtracht Frankfurtit, e vlefshme për javën e dytë në Bundesligë.

Edhe kjo ndeshje u ndërpre shkaku i protestave nga tifozët gjermanë, transmeton Gazeta Express.

Përveç hedhjes së gjësendeve nga tifozët në fushën e lojës, kësaj radhe u panë edhe dy aeroplanë të telekomanduar duke fluturuar gjithashtu mbi fushën e lojës.

Gjyqtari i ndeshjes pas kësaj urdhëroi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Sidoqoftë, ndeshja ka rifilluar pas shtatë minutave – pasi u duk se situata u qetësua paksa. /Gazeta Express/


Shtuar 18.02.2024 18:30