Pozoi me bikini, Xhesika Polo i kthehet keq ndjekëses që e ofendoi (FOTO LAJM)

Mesazhet fyese në rrjete sociale nuk mungojnë, sidomos për personazhet e njohur që janë gjithmonë nën syrin e publikut. Këngëtarja shqiptare, Xhesika Polo, ka marrë disa meszazhe të tilla ofenduese nga një ndjekëse e saj.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga plazhi dhe ndjekësja e fyen për format e saj trupore.

“Pa u kon lop s’del njeriu në këtë gjendje… apo të doket trupi seksi? Më erdhi keq me të shkru në publik po të shkruaj në privat”, shkruan personi në fjalë.

Xhesika i ka parë këto mesazhe dhe i është kthyer keq ndjekëses, duke ju dhënë një mësim gjithë të tjerëve që mund të ofendojnë e të bëjnë komente të tilla bullizuese.

“Duhen bërë publike mesazhet nga njerëz të sëmurë si puna e kësaj që të zënë mend! I duket sikur po më bën nder që po më shan në privat dhe po ma kursen “turpërimin” INJORANCA NUK KA BRIRË! Mjerë fëmijët që rriten nga njerëz si ty që mllefin e jetës së trishtuar ja nxjerrin dikujt si unë që si bëj keq askujt thjesht jetoj si t’më dojë kokrra e qejfit dhe fle rehat!”, shkruan Xhesika Polo.

Kujtojmë se Xhesika Polo konkurroi këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën “S’më vret” në bashkëpunim me Klint Çollakun. Ky projekt muzikor u pëlqye shumë si nga publiku, po ashtu dhe nga artistët dhe fatmirësisht dyshja arritën të prekin dhe finalen e festivalit.


Shtuar 7.06.2021 12:17