Einxhel ndan me ndjekësit vendin e veçantë ku do të festojë Shën Valentinin

Moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë prindër për herë të parë më 12 dhjetor 2023. Ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë quajtur Trev, i cili momentalisht është dy vjeç.

Çifti u njohën në shtëpinë e Big Brother Vip dhe pas atij momenti jeta e tyre ndryshoi tërësisht. Ata nisën romancën gjatë spektaklit, ndërsa pak muaj pas daljes nga shtëpia e BBV, u zbulua se Einxhel Shkira ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së parë.

Sot ata kanë ndarë me ndjekësit nëpërmjet një postimi se si e kanë festuar Shën Valentinin. Në foto shihen Einxhel, Dj Dagz dhe Trev me një peshqir në kokë. Mesa duket çifti kanë vendosur që ta festojnë këtë ditë në shtëpi bashkë me të voglin e tyre, larg restoranteve të zhurmshme. Në postim Einxhel shkruan:

View this post on Instagram

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)


Shtuar 14.02.2024 19:34