Një person pa mbetur i lënduar me thikë ditën e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”.
Të lidhura
None found
Shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç”, njofton policis.
32 vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com
