Cilat janë frazat që mund të shkatërrojnë një lidhje?

Shkathtësitë e dobëta të komunikimit janë një nga arsyet kryesore për dinamikën e dobët të marrëdhënieve. Këtë e ka konfirmuar një psikologe nga Harvardi me përvojë 20 vjeçare, Cortney Warren. Pas dy dekadash pune me çifte, ajo zbuloi për CNBC se mënyra më e dëmshme për të komunikuar me një partner është të shprehësh përbuzjen.

Një frazë që përcjell përbuzje dhe shkatërron lidhjen që Warren i ka hasur më shumë është: “Do të doja të mos ishim takuar kurrë”.

Ajo renditi disa fraza të tjera ku mund të shfaqet përbuzja.

“Më shkatërrove jetën”.

“Nuk më intereson çfarë mendon apo si ndihesh”.

“Ti je i/e mjerë”.

“Nuk vlen për kohën time.”

“Më ke borxh. Unë të kam duruar prej vitesh.”

“Po të mos kishim fëmijë, do të kisha lënë tani”.

“Ti më neverit mua.”

“Askush tjetër nuk do të donte.”

E gjithë kjo shërben për të poshtëruar personin tjetër, gjë që në fund mund të shkatërrojë themelet e një marrëdhënieje të shëndetshme romantike dhe të çojë në pakënaqësi në marrëdhënie. Nëse e gjejmë veten duke ndier përbuzje për partnerin tonë, ka mënyra për ta luftuar atë në mënyrë që të mos dëmtojë marrëdhënien tonë.

Kur duam të kritikojmë ose ndryshojmë partnerët tanë, është e rëndësishme të kujtojmë arsyet e zgjedhjes së tyre, përpara se t’u japim atyre reagime konstruktive, përcjellë Index.hr.

“Këshilla më e madhe që u jap njerëzve është të përpiqen të gjejnë mirënjohje. Gjithmonë ka diçka për të mësuar nga mosmarrëveshjet në marrëdhëniet tona. Kërkoni diçka pozitive në çdo ndërveprim, edhe nëse procesi është i vështirë dhe kërkues”, përfundoi Cortney Warren.