Lëkundje tërmeti në vend, ja sa ishte magnituda

Mëngjesin e kësaj të enjteje, një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter, është regjistruar  në Shqipëri.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti është regjistruar në orën 06:32 në qarkun e Elbasanit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për pasoja në njerëz apo dëme materiale.


Shtuar 8.02.2024 07:38