Bënte shumë zhurmë duke luajtur ‘PlayStation’, 17-vjeçarja në Itali godet me thikë vëllain

Një 16-vjeçar është goditur nga motra e tij një vit më e madhe pasi bënte shumë zhurmë ndërkohë që luante ‘PlayStation’.

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Agrigentos në Itali mëngjesin e së premtes por vetën ditën e sotme u bë publik rasti nga policia.

Të lidhura

None found

Vajza ka debatuar disa herë me të vëllanë pasi ajo donte të studionte ndërsa ai vazhdoi të luante duke bërë zhurmë me PlayStation.

Adoleshenti, i cili është goditur mes zemrës dhe mushkërive, është në gjendje të rëndë i shtruar në repartin e kujdesit intensiv të spitalit San Giovanni di Dio në Agrigento.


Shtuar 7.02.2024 17:38