E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare gazetarja e njohur

Gazetaria në Itali është në zi. Carlotta Dessì, u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Gazetarja e Mediaset, ku ajo punoi për disa programe, humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e kishte prekur verën e shkuar.

Në Dhjetor, Dessì ishte rikthyer për herë të parë në TV, krah Mario Giordano, në karrige me rrota.

“Duhet të luftosh, jo të dorëzohesh. Një gjë është e qartë, nuk jam vetëm. Nuk kam qenë për asnjë moment që prej ditës së parë që zbulova sëmundjen time, 4 muaj më parë. Nga ai moment jeta ime ndryshoi. Ndryshoi për mua, për familjen time, për partnerin tim”, u shpreh në atë kohë e reja, duke dhënë një mesazh force dhe kuraje për të gjithë telespektatorët.

“Menjëherë u rrethova nga shumë dashuri dhe afeksion, në çdo moment. Jam e rrethuar nga njerëz e miq që nuk më kanë lënë kurrë vetëm dhe më japin forcë gjithmonë, mbi të gjitha kur mbizotëron frika. Më rikujtojnë që të shoh përpara, të mendoj për të ardhmen dhe të mos dorëzohem kurrë”, shprehej Dessì, duke nënvizuar rëndësinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë vështirësive dhe për të luftuar gjithmonë, me çdo kusht, kundër çdo gjëje që pengon rrugën drejt lumturisë.

“Do fitoj, në fakt do fitojmë. Faleminderit të gjithëve. Por mbi të gjitha faleminderit Mario Giordano dhe ekipit të programin Fuori del Coro. 5 muaj në spital, jam shumë e lumtur”, e mbylli ajo mesazhin nga karrigia me rrota që e kishte detyruar sëmundja, pa humbur ama kurrë buzëqeshjen e saj.


 

View this post on Instagram

 

A post shared by CarLOTTA Dessi (@carlotta.dessi)

 

Ndërsa 3 javë më parë, gazetarja bëri postimin e saj të fundit me një foto dhe ku shkruante: “Mos kij frikë. Në këto dy fjalë kam kuptuar që gjendet i gjithë kuptimin i jetës time. Ah jeta. Kur e kërkon, kur e prek vuajtjen dhe sëmundjen. Duke u ndjerë madje egoiste. Frika të bën të dridhesh dhe mendja fluturon. Por mos kij frikë, Carlotta”.

35-vjeçarja punoi në disa programe të Mediaset si “Pomeriggio 5” e “Fuori dal Coro”.



Shtuar 7.02.2024 12:03