Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Shëngjin.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse është hedhur nga persona të pa identifikuar në oborrin e shtëpisë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.