Pensionistët në Durrës, ҫdo ditë në tregun e fruta-perimeve, numërojnë qindarkat e fundit ndërsa çmimet janë vetëm në rritje.
“Vetëm dyfishimi i pensioneve është zgjidhje që të blejmë produktet ushqimore pasi nga pagesa e faturave dhe ilaçeve, nuk mbetet çfarë të ushqehemi gjithë muajin”, shprehen të moshuarit.
Tregtaret në Durrës, shprehen se fuqia blerëse ka rënë në maksimum, aq sa në një dite normale numri i tregtarëve është me i madh sesa i blerësve.
Produktet vendase dhe të importit janë me shumicë në treg.
Me pakicë është vetëm numri i qytetareve, të cilët janë larguar dhe kanë mbetur kryesisht mosha e tretë e cila nuk ka fuqi blerëse.
Ndërsa tregtarët e pakicës, thonë se ekonomia është ne rënie të vazhdueshme me uljen drastike të popullsisë, e cila reflektohet me mungesën e xhiros.