Detaje trondiste janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në komisariatin e Durrësit, ku oficeri Arben Pjeçi i dha fund jetës duke u vetëvra me armën e shërbimit.
Para se t’i jepte fund jetës Pjeçi takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e vetë. Ditën e nesërme pritet të kryhet një ekspertizë pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.
Shkak i gjendjes së rëndë dyshohet se është bërë gjendja etij e rënduar psikologjeike pasi ishte pezulluar nga detyra.
Ndërsa ditën e sotme i ishte komunikuar vendimi për shkarkimin nga posti.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Durrësit, , Pjeçi ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.
“Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.
Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim.
Sakaq, për ngjarjen e rëndë është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.
Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, policia do të ketë një njoftim në përfundim të veprimeve hetimore paraprake./albeu.com