U dëmtua nga makineria, humb jetën punonjësi i kompanisë në Divjakë

Këtë të enjte, një punonjës i një kompanie për paketimin e produkteve ushqimore në Divjakë, ka humbur jetën .

Viktima është 53-vjeçari Ilir Lena. Policia njoftoi se ai humbi jetën, pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri.

53-vjeçari u nis për në spital, po humbi jetën gjatë transportimit atje pasi plagët ishin shumë të rënda.

Informacioni paraprak i policisë

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.


Shtuar 25.01.2024 12:03