Sot do të caktohej kujdestaria e fëmijëve, Picari vrau dhëndrin në sy të djalit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, ku u vra nga vjehrri, Kudret Saliaj.

Mësohet se sot do të zhvillohej seanca për ndarjen e kujdestarisë së 3 fëmijëve. Padia për zgjidhje martesë ishte bërë  nga Kudreti, dhe krahas ndarjes ai kishte kërkuar edhe kujdestarinë e fëmijëve si edhe detyrimin e bashkëshortes Dhurata Saliaj për dhëniën e një kontributi financiar për ta.

10 minuta para se të fillonte senaca, Mexhit Picari ka hyrë në lokalin ku ndodhej Kudreti dhe avokati Adriatik Cama dhe ka qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri. Kudreti ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa avokati ka marrë një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se para se të ndodhte ngjarja, në tavolinë me Kudretin kishte qenë edhe djali i tij bashkë me një punonjëse sociale./albeu.com