Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Madrid. Ai ka marrë pjesë në konferencën e zhvilluar në Madrid, e cila i kushtohet Shqipërisë së destinacion kryesor i turizmit.
Rama nga Spanja tha se Shqipëria ka parë një rritje të turistëve të huaj dhe atyre spanjollë.
“Kemi rritje të turistëve spanjollë në Shqipëri. Vizitorët e huaj kanë qenë të sigurt te ne. Sipas statistikave të BE jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë. Britania është e vend i parë, ata thonë se kjo lidhet me faktin se atje kanë shkuar shqiptarë”, tha Rama.
Në konferencë është i pranishëm edhe Gabriel Escarrer Jaume, CEO i gjigantit ndërkombëtar “Meliá Hotels International” që ka ardhur në Shqipëri me një seri kontratash, duke ndikuar ndjeshëm edhe në promovimin ndërkombëtar të vendit tonë./albeu.com