Gazetari i El Mundo pushohet nga puna/ Zbuloi marrëdhënien e mbretëreshës me ish-kunatin!

Pas 20 vitesh u pushua nga puna gazetari spanjoll që shkaktoi “tërmet” në pallatet spanjolle me zbulimet për mbretëreshën Letizia. Jaime Peñafiel, i cili së fundmi shkroi librin ”Letizia & I”, ka punuar për gazetën spanjolle El Mundo, e cila është e dyta më e madhe në Spanjë.

Gazetari veteran në fund të vitit të kaluar shkroi për lidhjen e dashurisë së mbretëreshës me ish-kunatin e saj. Libri mbështetej shumë në pretendimet e 53-vjeçarit Jamie Del Burgo, i cili thoshte se kishte pasur një lidhje me Letizian pasi ajo u martua me mbretin Felipe në vitin 2004.
Biznesmeni pohoi për gazetarin se ishte takuar me Letizian para vitit 2000 dhe se lidhja e tyre filloi në një udhëtim romantik në Venecia, disa vite përpara se mbretëresha të takonte Felipen.
Gjatë fundjavës, Peniafiel konfirmoi lajmin e shkarkimit të tij. Ai i mohoi raportimet fillestare se ishte planifikuar të largohej në 2024 për shkak të shkurtimeve në gazetë, duke këmbëngulur se shkarkimi erdhi pas zbulimeve të Letizias. Pavarësisht zhvillimeve të shkaktuara nga zbulimet, Peniafieli pohon se nuk është penduar dhe se është treguar shumë bujar me mbretëreshën.


Shtuar 23.01.2024 12:46