Senad Jarovic është përforcimi më i ri i Gjilanit.
Klubi gjilanas ka njoftuar këtë të hënë për huazimin e tij nga kampionët e Maqedonisë së Veriut, Struga, shkruan Gazeta Express.
25-vjeçari do të jetë pjesë e “Skifterave” deri në fund të sezonit.
Sulmuesi me prejardhje boshnjake, por që ka nënshtetësi gjermane, ka ndërtuar karrierë te disa klube evropiane.
Jarovic e nisi te grupmoshat e Unterrathit, për të vazhduar pastaj edhe tek të rinjtë e Dusseldorfit dhe Domzales, për t’u aktivizuar edhe si profesionist te kjo e fundit.
Ai pastaj vazhdoi karrierën te klubet si NK Dob, Spartak Trnava, SonderjyskE, Zlate Moravce, SKF Sered, NK Radomlje, Petrolul, Sloboda Tuzla e Minaur.
Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:
“Sport Club Gjilani dhe FC Struga janë dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jarovic.
Sulmuesi 25 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Jarovic më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ vjen si vlerë e shtuar për repartin sulmues.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Jarovic dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”. /Gazeta Express/