Alfio Rrotani, teksa po bisedonte me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin në dhomën e gjumit të Big Brother Vip, ka folur për ndarjen me moderatoren Fatma Methasanin, me të cilën kanë dhe një djalë.
Alfoi tha se vjen momenti kur e kupton se marrëdhënies i ka ardhur fundi, ndërsa shtoi se të vjen keq kur ndahesh, por nuk mund të kthehesh pas.
Ai gjithashtu tha se beson te shprehja ‘supa po u ftoh nuk hahet më’, duke konfirmuar kështu se nuk do të ketë më rikthimin me nënën e djalit të tij.
“Pavarësisht gjërave që kanë ndodhur, unë kam kaluar ditët më të bukura të jetës time. Pak rëndësi ka kush iku. Vjen një moment kur thua ‘ok, do ndahem me këtë personin’, ia shpreh familjes, shoqërisë dhe vjen një momet kur realisht ndahesh. Ndihesh keq, por nuk rikthehesh. Nuk ka shanse të kthehesh, por nuk ka lidhje me egoizmin.
Unë besoj te ajo shprehja;’supa po u ftoh, ngrohte sa të duash, nuk hahet më’. Tani e kam kaluar”, tha Alfio, ndërsa shtoi se dashuria e madhe nuk harrohet duke u lidhur me dike tjetër, por duke i dhënë kohë vetes.
Kujtojmë se ndarja e Alfios dhe Fatmës u përfol shumë në media, dhe ishte kuzhinieri ai që konfirmoi zërat.
“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.
Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkruante ai aso kohe.
Edhe Fatma theu heshtjen në një intervistë duke thënë “Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”.