Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla akuzoi të dërguarin europian Miroslav Lajçak, se ka dështuar në punën e tij sa i takon procesit të dialogut Kosovë Serbi.
Kjo, pasi masat e BE ndaj Kosovës nuk janë hequr edhe pse janë përmbushur kushtet.
“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadoj mandati. Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, tha Gërvalla.
Ministrja e Jashtme e Kosovës vlerësoi Britaninë e Madhe për të cilën tha se ka qenë gjithmonë pararendëse e zhvllimeve të reja në Ballkanin perëndimor.
“Kam parë vendosmërinë britanisë së madhe për të ndihmuar që moska dhe beogradi të mos e terrorizojnë këtë pjesë të europës. Mbretëria e Bashkuar i ndez alarmet pak më herët se vendet e tjera.”
Po ashtu ministrja foli për vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm të vendit tonë Igli Hasani në Prishtinë dhe marrëdhëiet me Shqipërinë.
“Kam hasur në një partner që në mënyrë të mirëfilltë interësohet për Kosovën, koordinojmë planet tona e punën tonë. Mesazhet e fuqishme që përcoilli Hasani për mua nuk ishtin asnjë befasi. “
Sa i takon sulmit terrorist të Banjskës në 24 shtator Gërvalla tha se BE nuk ka dalë edne në një konluzion të qartë.