Situata e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt përmirësimit. Rasete e reja apo vdekjet janë ulur ndjeshëm.
Dje, si në ditët e mëparshme, një numër i vogël i personave të sapoinfektuar u regjistruan, ndërsa numri i vdekjeve si rezultat i Covid-19 po zvogëlohet. Nëse këto shifra vazhdojnë, lehtësimi i mëtejshëm i masave kufizuese mund të pritet pas 15 qershorit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sqaroi dje se kjo ka të bëjë kryesisht me orën policore dhe rekomandimet për organizimin e ngjarjeve të tjera.
Asnjë pacient, nuk është dërguar në spitalet private, ndërsa të mos jetë siguruar vend në shëndetin publik. Gjithashtu edhe për patologjitë tjera, për shërbim tjetër shëndetësor, ashtu pacientët me kovid kanë shkuar dhe shkojnë atje me vullnetin e tyre për iks arsye, asnjëherë për shkak të asaj që janë dërguar ose u është thënë se nuk ka vend në shëndetin publik. Me mund kemi punuar të sigurojmë gjithmonë numër të mjaftueshëm të shtretërve spitalor, të ripërdorim reparte etj., që të sigurohen gjithmonë shtretër të lirë dhe vende në ambulanta, theksoi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. /albeu.com/