Disa ditë më parë Elia Zaharia (Zogu) zyrtarizoi divorcin me Princ Leka II pas 7 vitesh martesë. Edhe vetë Princ Leka nëpërmjet një njoftimi zyrtar lajmëroi se ka nisur procedurat për divorcin.
Lajmi bëri bujë në Shqipëri, por edhe në botë, ku ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja.
Një ndër to është dhe New York Post, e cila shkruan se ndarjen e Princit Leka me Elian e ka parashikuar një fallxhore, Sally Morgan.
Kur ajo e bëri të ditur këtë, të gjitha aluduan se bëhej fjalë për Harry-n dhe Meghan-in.
“Një fallxhore pretendoi se një çift mbretëror do të shkonte drejt divorcit në vitin 2024, sipas News International.
Megjithatë nuk ishin Duka dhe Dukesha e Sussex, por Princi i Kurorës së Shqipërisë”, thuhet në shkrim.