Londra ka mirëpritur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2023 nga FIFA. Organizimi më i lartë i futbollit në botë ka publikuar formacionin më të mirë të vitit, i cili është përzgjedhur nga vetë lojtarët. Porta mbrohet nga Courtois, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Walker, Stones dhe Dias. Në mesfushë rreshtohen De Bruyne, Bernardo Silva dhe Bellinghami.
Më tej, në repartin e sulmit gjenden emrat: Messi, Mbappe, Haaland dhe Vinicius Junior. Ajo që vihet re është mungesa e emrit të Cristiano Ronaldos, pavarësisht se portugezi është lojtari që shënoi më shumë gola se çdokush tjetër në vitin kalendarik 2023. /Sport Ekspres/