“Kënaqësi të luaja me të”, Ramsey tregon lojtarin më të talentuar të Arsenalit – nuk është Henry as Ozil

Aaron Ramsey e ka përmendur Santi Cazorlan si bashkëlojtarin më të talentuar gjatë kohës sa ai luante për Arsenalin.

Ramsey ka thënë se Cazorla ishte gjithashtu lojtari më i vështirë për të luajtur ndaj tij në stërvitje, për shkak të aftësisë së tij për të përdorur të dy këmbët, për të evituar situatat e vështira.

“Unë kam pasur shumë bashkëlojtarë të talentuar gjatë viteve tek Arsenali. Kieran Gibbs, Theo Walcott, Per Mertesacker, Koscielny, Santi, Nacho Monreal”, ka thënë fillimisht Ramsey.

“Sidoqoftë, Santi Cazorla ka qenë lojtari më i vështirë për t’u përballur në stërvitje. Ishte një kënaqësi të luaja me të. Shumë i talentuar, ai mund të përdorte të dyja këmbët, për të evituar situatat e vështira”.

“Ai ishte një lojtar që luante për ekipin dhe e kam shijuar çdo minutë kur ai ishte në fushë”, përfundoi uellsiani.

Cazorla ka luajtur për gjashtë vite në “Emirates” dhe momentalisht ai është duke u paraqitur në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll tek Real Oviedo.

Ramsey ndërkohë është rikthyer tek klubi i tij i fëmijërisë Cardiff City, aty ku po kalon në një formë të lartë. /Telegrafi/


Shtuar 12.01.2024 21:30