Superiorja nis me spektakël, Tirana përmbys Dinamon në derbi, bardheblutë marrin tre pikët e para në vitin 2024

“Abissnet Superiore” ka nisur me spektakël. Derbi mes Dinamos dhe Tiranës është mbyllur me shifrat 2-3 për bardheblutë. Pjesa e parë u dominua nga dinamovitët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 24-t me anë të Kaçorrit. Ndërkohë, vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë të lojës, Andoni dyfishoi shifrat. Lojtari i Dinamos përfitoi nga një dalje e portierit të Tiranës dhe gjeti rrugën e rrjetës nga një distancë e largët.

Kur dukej se ndeshja kishte marrë fund për bardheblutë, atëherë erdhi edhe kthesa. Tre minuta i mjaftuan ekipit të Ahmatajt për të ndryshuar rrjedhën e lojës. Hoxhallari në të 56-n dhe Haxhiu në të 59-n kthyen shifrat në baraspeshë, ndërsa Latifi në minutën e 84-t përmbysi rezultatin me një gjuajte në stilin panenka nga pika e bardhë e penalltisë. Tirana merr kështu tre pikët e para për vitin 2024 dhe mbetet në top 4-shen e kampionatit. /Sport Ekspres/


Shtuar 12.01.2024 20:34

Tags: ,