Vetëm pak ditë pas divorcit nga ish-bashkëshortja Lisa Bonet, Jason Momoa ka bërë një deklaratë të papritur. Në një intervistë aktori foli për projektin e tij të fundit, Max’s On the Roam – një dokumentar që ndjek Momoa duke udhëtuar në vend për të takuar individë të jashtëzakonshëm.
“Vëlla, unë nuk kam as shtëpi tani,” tha Momoa për Entertainment Tonight në një intervistë të botuar të mërkurën. “Unë jetoj në rrugë, unë jam gjithmonë në këto vende të çuditshme,” shtoi ai. “Do të më gjesh në rrugë. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Ata thonë: “Çfarë dreqin po bën në qytetin tonë?” Më pëlqen ideja për të qenë thjesht me njerëzit e zakonshëm dhe për të bërë zanatin tim,. Dhe kështu, mendoj se duke e bërë këtë për kaq shumë kohë, duhet të jem kurioz”
“Këto janë gjërat që unë me të vërtetë dua të bëj. Unë jam duke bërë atë që dua të bëj”.