Hezbollah: Nuk duam përshkallëzim të konfliktit, por nëse Izraeli na sulmon do të kundërpërgjigjemi

Kreu i grupit parlamentar të Hezbollahut, Muhammad Raad, tha se lëvizja libaneze pro-iraniane nuk dëshiron që konflikti të zgjerohet, por që Izraeli të ndërpresë sulmet e tij.

Duke folur para një turme në funeralin e një luftëtari të Hezbollahut të vrarë në Libanin jugor, Raad tha se Partia e Zotit “nuk dëshiron që lufta të përhapet, por që agresioni (izraelit) të përfundojë”.

“Por është e sigurt se nëse Izraeli dëshiron të zgjerojë konfliktin duke sulmuar vendin tonë, ne do të shkojmë deri në fund. Ne nuk kemi frikë nga kërcënimet e tyre”, tha Raad, i cili humbi një nga djemtë e tij të vrarë në një sulm izraelit në nëntor.


Shtuar 8.01.2024 22:11