Balla kapet në vështirësi në konferencë: Ku e keni Ervis Martinajn që e premtuat për 100 ditë?

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është në vështirësi nga gazetarët e pranishëm në konferencën e posaccme për mediat ku prezantoi arritjet e Ministrisë së Brendshme gjatë 2023-it.

Shkak u bë fati i shumë të kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, i zhdukur prej shumë muajsh tashmë, por që u premtua nga Taulant Balla se do të ketë një hetim të plotë për këtë zhdukje misterioze që do të zbardhej brenda 100 ditëve të para të drejtimit të Policisë nga Muhamet Rrumbullaku.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo cështje ka qenë një prej cështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj cështje, mezi pres të dal para jush.

Eshtë një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithcka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret”, tha Balla.


Shtuar 4.01.2024 18:04