U gjet e mbytur në Vlorë, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë

Mëngjesin e sotëm, në zonën e Plazhit në Vlorë, u gjet një trup i pajetë.

Detaje të reja janë zbuluar rreth kësaj ngjarje, ku bëhet fjalë për trupin e një gruaje dhe policia dyshon se trupi mund të ketë dy ditë në det.

Ndërkohë, në policinë e Vlorës po kërkohet një person që ka humbur më herët, por nuk korrespondon me gruan.

Nga informacionet e para, dyshohet që të jetë e mbytur aksidentalisht në plazhin e Vlorës.

Zona në të cilën është gjetur është zonë ranore në plazhin e Vlorës, si pasojë një nga dyshimet e policisë është që mund të jetë mbytur në një zonë tjetër dhe ka përfunduar këtu.

Ndërkohë, pritet ekspertiza mjekoligjore që të përcaktojë shkakun e mbytjes së gruas.


Shtuar 4.01.2024 10:23