Një euro në muaj do të jetë paga e sulmuesit kroat Nikola Kalinic, i cili ka nënshkruar pesë mujore për skuadrën Hajduk Split.
Ky njëherit është transferi më interesant i afatit kalimtar i cili zyrtarisht ka nisur më 1 janar.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i klubit kroat, Mindaugas Nikolicius.
Ai tha se kjo ishte marrëveshje më e lehtë që e kishte arritur gjatë këtyre tre viteve.
Sipas tij, futbollisti i njohur po kthehet për dashurinë e pastër për Hajdukun.
“Kaliniq ka vetëm një synim, të ndihmojë Hajdukun që të fitojë titullin dhe të jetë Kampion i Kroacisë pas 19 vitesh”, tha ai.
35 vjeçari kishte qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura si: Roma, Milan, Atletico Madrid.
Ai po ashtu ishte edhe reprezentues i kombëtares së Kroacisë. /klankosova/