EMRI/ Dyshohet se do kryente grabitje, kapet në flagrancë shqiptari në Athinë! Kishte armë me vete

Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar me origjinë nga Berati. Ai është identifikuar si Faiken Gëzim Maze dhe u arrestua në zonën Ajos Pandeliomonas të kryeqytetit grek Athinë gjatë orëve të paradites të sotme.

Policia thotë se Maze po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në një rrugicë të lagjes e cila vlerësohet si një ndër zonat me më shumë kriminalitet në vend.

Një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë helene u afrua në zonë dhe i kërkoi Mazes të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit,i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan por u kap shpejt prej forcave të rendit, sipas Tch.

Gjatë kontrollit të kryer prej policisë atij iu gjet një pistoletë me 13 fishekë në krehër. Policia dyshon se Maze do të kryente ndonjë grabitje në dyqanet e zonës.

Ai po merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Atikës dhe pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie./albeu.com


Shtuar 30.12.2023 17:17