Komisioni Disiplinor i FIFA-s sanksionoi Paris Saint-Germain për shkelje të rregullit të Ndikimit të Palës së Tretë (TPI, neni 18 bis i Rregullores mbi statusin e lojtarit dhe transferimet) në rastin e transferimit të Mauro Icardi nga Inter në shtator të 2019.
Siç zbulon “Calciomercato.com”, marrëveshja u arrit në formën e huazimit me të drejtën e blerjes për 50 milionë euro, plus 22 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Por ajo që ra në sy të punonjësve të FIFA-s ishte klauzola e kontratës: ” aty thuhet se, në rast se Paris Saint Germain ia shet Icardi-n ndonjë klubi italian gjatë merkatos së verës 2020, atyre do t’u duhej të paguanin 15 milionë euro shtesë në arkat e Interit “.
Përveç kësaj, francezët gjithashtu shkelën rregullin që kërkonte dërgimin e marrëveshjes së kontratës tek autoritetet nëpërmjet postës elektronike(TPI) dhe jo sipas sistemit të transferimeve të FIFA-s (TMS). Për këtë arsye, ata u sanksionuan me një gjobë prej 10 mijë frangash zvicerane.