Javët e fundit, ka pasur shumë spekulime në lidhje me Claudio Echeverri. 17-vjeçari është një nga talentët më të mëdhenj në futbollin botëror për momentin dhe kjo ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të regjistrojnë interesimin e tyre.
Barcelona ka qenë një nga ato klube të etura për nënshkrimin e Echeverrit, i cili bëri përshtypje në Kupën e fundit të Botës U17 me Argjentinën.
Megjithatë, pavarësisht se vetë lojtari ishte shumë i etur për një lëvizje në Kataluni, River Plate refuzoi një ofertë me vlerë rreth 25 milionë euro.
Barcelona që atëherë ftohi interesin e saj për arsye financiare, dhe kjo e pa Manchester Cityn të marrë drejtimin në garën për të nënshkruar me Echeverrin.
Sipas gazetarit të TyC Sports, Gaston Edul, transferimi i argjentinasit është një garë që ata tani duket se e kanë fituar City, pasi është arritur një marrëveshje midis kampionëve evropianë dhe River Plate.
City thuhet se do të paguajë 25 milionë euro për Echeverrin, i cili do të qëndrojë në River Plate për 6-12 muajt e ardhshëm si huazim. /Telegrafi/