Vështirësohet situata pas riaktivizimit të zjarrit në Lushnjë, flakët përfshijnë dy kate të godinës

Një vatër zjarri u riaktivizua sërish në qendrën tregtare që ndodhet në një pallat 12-katësh në qytetin e Lushnjës.

Situata tanimë është vështirësuar sërish, pasi zjarri ka nisur të marrë përmasa të madha.

Mësohet se flakët kanë përfshirë dy kate , me konkretisht të tretin dhe të katërtin.

Zjarri nisi që prej mesditës së sotme (25 dhjetor), por u vu në kontroll nga forcat zjarrfikëse disa orë më vonë.

Kujtomë që forcave zjarrfikëse të qytetit i erdhi në ndihmë shërbimi zjarrfikës i Tiranës dhe forcat RENEA që po ashtu përfunduan edhe operacionin e evakuim shpëtimit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje, rreth 42 persona përfunduan në spitalin e Lushnjes, përfshirë fëmijë, zjarrfikës dhe forca policie, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.