Arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e mbi 10 mijë bimëve narkotike në Kir dhe Pult të Shkodrës

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që akuzohet për kultivimin e 10.274 bimëve narkotike ‘kanabis’ në fshatrat Kir dhe Pult.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si Jeton Kacoli. Në bashkëpunim me disa persona të tjerë, 28 vjeçari ka kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nga policia e Shkodrës në gusht të këtij viti.

Numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni, ka shkuar në 5 persona pasi 4 të tjerë kanë rënë në prangat e policisë javë më parë.

Policia vijon punën për kapjen e personave të tjerë, që akuzohen si pjesë e grupit që kultivoi bimët narkotike.