100 kuzhinat më të mira për 2023: Italia e Japonia në krye, Shqipëria ndër të fundit

Kuzhina shqiptare renditet këtë vit në vendin e 91, nga 100 vende që klasifikon faqja Taste Atlas. Ajo është vlerësuar për gatime si fërgesa, flija dhe qoftet e fërguara.

Nëse flitet për ushqim të mirë dhe me shije, ai gjendet në Itali, Japoni dhe Greqi.

TasteAtlas, një faqe interneti e specializuar për kuzhinat në mbarë botën, ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore. Në 100 vende të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet në vendin e 91-të.

Renditja vjetore synon të bashkojë kuzhinat, pjatat, qytetet, produktet ushqimore, përbërësit më të mirë, si dhe listat e restoranteve e librave të gatimit.

Në total për këtë vit janë vlerësuar 395 mijë pjata, të cilat identifikuan 50 artikujt ushqimorë më të vlerësuar për secilën kuzhinë.Notën më të lartë për Shqipërinë e mori këtë vit fërgesa e Tiranës, flija, gjiza dhe qoftet e fërguara.

Italia dhe Japonia arritën rezultate mesatare identike, por Italia siguroi edhe një herë vendin e parë, falë picës, që mori një vlerësim superior. Kuzhina greke doli si e treta më e vlerësuara.

Ndërkohë, pjata më e vlerësuar për vitin 2023 është Picanha e prerë me mish brazilian, e ndjekur nga buka malajziane Roti Canai.