Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet t’i shmangni në dimër

Që organizmi ynë të ketë imunitet, ne duhet të kujdesemi më shumë për shëndetin në këto ditë të ftohta.

Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë përdorimin e ushqimeve që përmbajnë:

1) Beta karoten
Beta karoteni forcon imunitetin duke shkatërruar qelizat e infektuara nga virozat. Përveç karotës, të pasura me beta karoten janë të gjitha perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, sallata jeshile, brokoli e të tjera.

2) Vitaminë C
Vitamina C ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të antiviraleve. Konsumimi i frutave dhe i perimeve të freskëta është një burim i mirë për ta marrë këtë vitaminë.
Agrumet, si portokalli, limoni, mandarina, janë shumë të pasura me vitaminë C. Po kështu, edhe kivi, speci i kuq, majdanozi, brokoli, lulelakra e të tjera.

3) Vitaminë E
Kjo vitaminë kontribuon në prodhimin e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar. Burime të vitaminës E janë: vaji i ullirit, avokadoja, frutat e thata, si arrat, bajamet, farat e lulediellit e të tjera.

4) Zink
Zinku ka një rol të veçantë, sepse ndihmon për të shëruar plagët dhe rigjeneruar indet e dëmtuara. Ushqime të pasura me zink janë: fasulet, arrat, veza, mishi i pulës dhe ai i viçit, si edhe prodhimet e detit, duke përfshirë karkalecat, midhjet e të tjera.

5) Ujë natyral
Çdo gjallesë nuk jeton dot pa praninë e oksigjenit dhe ujit. Të gjitha pjesët e trupit funksionojnë më mirë kur kanë lëngje.


Shtuar 16.12.2023 20:26